Secondary Adv

Ulet buxheti i Shendetesise: 10 mld leke me pak se ne 2020, ja prioritetet

67,7 mld lekë është buxheti i i MSH për 2021, pa përfshirë shpenzimet e planifikuara për përballimin e situatës së COVID-19, duke pësuar rënie me rreth 10 mld lekë. 

 

Sipas projektbuxhetit të depozituar në Kuvend, janë rreth 42.3 mld lekë të parashikuar në sektorin shëndetësor, ndërkohë që pjesa tjetër prej rreth 26.4 mld lekë do të shkojë për mbrojtjen sociale. Për sistemin shëndetësor parësor shpenzimet parashikohen në 8.2 mld lekë, ndërsa për dytësorin 27.3 mld lekë. Pjesa tjetër e buxhetit ndahet mes shëndetin publik me 3.2 mld lekë dhe Urgjencës Kombëtare me 343 mln lekë. 

 

Sipas relacionit, që shoqëron projekbuxhetin në Kuvend, për periudhën 2021-2023 Ministria e Shndetësisë do të prioritizojë financimin e shërbimeve shëndetësore, rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave e pajisjeve të rimbursueshme, financimi i paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike e jopublike apo financimin e shërbimit të kontrollit bazë mjekësor bazë për të paktën 50% të numrit të shtetasve të moshës 35-70 vjeç.

 

Përmes këtyre prioriteteve Ministrai e Shëndetësisië synon për periudhën 2021-2023 mbulimin universal të popullsisë me shërbim shëndetësor duke parashikuar 6.4 milionë numër vizitash, ofrimin e check-up për mesatarisht 475 mijë pacientë në vit; si dhe trajtimin me recetë rimbursimi të mesatarisht 400 mijë pacientëve në vit. Gjithashtu, synohet rritja e numrit të pacientëve të trajtuar nga 320 mijë pacientë në vitin 2020 në 340 mijë pacientë në vitin 2023;

 

rritja e numrit të pacientëve që përfitojnë nga paketat e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë me 200 pacientë më shumë çdo vit si dhe rritje e pacientëve përfitues nga shërbimi i dializës me 150 vetë në vit. Po ashtu, syniohet reduktimi i kohës aktuale prej 45 ditësh të pritjes për ekzaminime sikurse është rezonanca magnetike, skaner, etj. si dhe përmirësimi i mëtejshëm i koefiçientit të shfrytëzimit të shtretërve më shumë se 49% që rezulton në vitin 2020./Burimi: Scan


Më të lexuarat